Messi largohet papritmas nga skuadra e Barçës, mungon ndaj Malagas

Futboll

Messi largohet papritmas nga skuadra e Barçës, mungon ndaj Malagas

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:11
Leo Messi

Messi nuk do të luajë kundër Malagas, ai është larguar nga lista – vendin e tij e ka zënë Yerri Mina.

Një lajm i papritur është dhënë në mëngjesin e së shtunës nga Barcelona. Përmes faqes zyrtare, klubi katalunas ka njoftuar se Lionel Messi është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Malagan, vendin e pesë herë më të mirit në botë e ka zënë Yerri Mina.

Barcelona ka njoftuar se heqja e Messit nga lista ka ndodhur për arsye personale të lojtarit, duke mos treguar diçka më shumë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat