Donnarumma drejt PSG-së?

Futboll

Donnarumma drejt PSG-së?

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:51
Donnarumma

Me konfirmimin e Milanit për nisjen e bisedimeve me Reinan, sipas “Corriere dello Sport” i janë hapur dyert Gianluigi Donnarummas për t’u transferuar te Paris Saint Germaini.

Pepe Reina do të jetë lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata në qershor dhe tashme drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar për “Mediaset Premium” se e kanë informuar Napolin për nisjen e bisedimeve me portierin spanjoll.

Edhe pse nuk është e domosdoshme që Reina të marrë primatin e të parit në “San Siro”, kjo ka rritur spekulimet për largimin e Gianluigi Donnarummas.

Sipas “Corriere dello Sport”, Reinas i është ofruar kontratë 3 vjeçare dhe 3 milionë euro në sezon.

Kjo mund ta largojë Donnarumman nga Milani drejt Paris Saint-Germainit, që është një ndër favoritët për të nënshkruar me italianin.

Gjithçka mund të jetë edhe më shumë e realizueshme nëse Antonio Conte e zëvendëson te PSG-ja Unai Emeryn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat