Alves sponzori kryesor për kalimin e Dybalas tek PSG

Futboll

Alves sponzori kryesor për kalimin e Dybalas tek PSG

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:28
Paulo Dybala

Dani Alves është duke lobuar aktivisht që Paulo Dybala të kaloj nga Juventusi në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Dyshja luajti së bashku në Torino për një sezon, por u bënë miq shumë të mirë dhe po tundohen nga një ribashkim.

Nuk është sekret se Dani Alves po i kërkon argjentinasit të largohet nga Torino, pasi ai e konfirmoi këtë  në një intervistë në qershor 2016.

“Dybala duhet të largohet nga Juventusi, nuk e di kur, nëse dëshiron të përmirësohet. Ai do të marrë rezultate të mira, por duhet ta sfidojë veten dhe të bëhet edhe më i fortë “.

Sipas Tuttosport, Dani Alves ka lobuar tek Dybala dhe Paris Saint-Germain për të bërë këtë veprim, ku ai do të bashkohet me Neymar, Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani.

Megjithatë, La Joya nuk ka gjasa të bindet kur Juventusi ka përparuar edhe një herë më shumë se gjigantët francezë në Ligën e Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat