Hamburg shpreson te mrekullia në fushën e Bayern për të shmangur rënien historike

Futboll

Hamburg shpreson te mrekullia në fushën e Bayern për të shmangur rënien historike

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:51
Bayern Munich dhe Hamburgu

Kryesuesit e Bundesliga-s, Bayern Munich, do të presë në shtëpi të shtunën Hamburgun e vendit të fundit, ndërsa dy skuadrat janë të ndara nga 45 pikë. Miqtë janë shtatë pikë larg mbijetesës kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit.

Nëse nuk arrin të shpëtojë, Hamburg do të provojë për herë të parë në historinë e klubit se çfarë do të thotë të luash në kategorinë e dytë. Ndërkohë, Bayern ka dominuar edhe këtë vit në Gjermani dhe ka një avantazh të thellë ndaj ndjekësve më të afërt.

Nëse do të fitojnë tri ndeshjet e ardhshme, bavarezët do të fitojnë titullin numër 27 në Bundesliga për vitin e gjashtë radhazi, një rekord për klubin. Skuadra e Heynckes nuk duhet të ketë probleme për të siguruar fitoren të shtunën, edhe pse Hamburg nuk ka fituar asnjë nga 12 ndeshjet e fundit të kampionat.

Për më tepër, në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit që Bayern ka luajtur në shtëpi kundër Hamburg, ka shënuar 44 gola në total, më shumë se gjashtë për ndeshje. Gjithashtu, bavarezët nuk kanë pësuar asnjë humbje në 12 takimet e fundit të kampionatit dhe ka shënuar të paktën 1 gol në 92% të ndeshjeve të luajtura në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat