Përveç Theos, gjithë ardhjet e reja gjatë verës që lamë pas janë lënë në shtëpi.
Mayoral, Vallejo, Achraf, Llorente dhe Dani Ceballos nuk janë ftuar për sfidën e së shtunës që Real Madridi do ta zhvillojë me Eibarin.
U mendua se Zinedine Zidane do t’i pushojë disa lojtarë për këtë ndeshje, por francezi ka ftuar më të mirët që ka në dispozicion.
Portierë: Navas dhe Casilla.
Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Theo.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco dhe Kovacic.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.
Ndeshja mes Eibarit dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Municipal de Ipurua” nga ora 13:00.