United – Liverpool? Guardiola lëshon komentin e tij

Futboll

United – Liverpool? Guardiola lëshon komentin e tij

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:06
Pep Guardiola

Pep Guardiola mohoi në një konferencë për shtyp informacionin që vinte në dukje një zgjatje të afërt të kontratës së tij me “qytetarët”.

“Agjenti im nuk ka qenë në Manchester. Ai do të jetë në javët e ardhshme këtu, për të negociuar kontratën time të re. Ndonjëherë gazetarët marrin informacione të gabuara”, – tha trajneri katalanas, i cili nuk planifikon të ulet për të negociuar deri në fund të sezonit.

Me titullin në Premier League pothuajse të fituar, Manchester City do të shkojë në transfertën e Stoke të hënën e ardhshme, por fokusi i ditës do të jetë në “Old Trafford”. Manchester United dhe Liverpool eklipsojnë gjithçka, si derbi i madh i Anglisë.

“Është një derbi i madh. United-Liverpool është një nga ndeshjet më emocionuese deri tani. Historia mes tyre është spektakolare, do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe ky lloj dueli është gjithmonë një kënaqësi për ta parë me vëmendje. Le ta shohim atë si spektatorë të lojës së futbollit”, – tha Pep.

Nga ky rezultat do të varet kur të tijtë do të jenë në gjendje ta shpallin veten kampionë. “Është punë e kryer, pothuajse, por ende nuk jemi kampionë. Ne duhet ta marrim titullin sa më shpejt të jetë e mundur, por deri atëherë duhet të qëndrojmë të fokusuar”. Dy fjalë të trajnerit katalanas edhe ër zërat, që flasin për një kthim të Neymar te Barça: “Nuk kam asnjë ide. Unë preferoj të mos komentoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat