Futbollistët e Chelseat besojnë se Conte po bënë çmos për tu shkarkuar

Futboll

Futbollistët e Chelseat besojnë se Conte po bënë çmos për tu shkarkuar

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:04
Chelsea

Lojtarët e Chelsea besojnë se menaxheri i tyre, Antonio Conte, është duke bërë çmos për t’u shkarkuar në verë nga drejtuesit e klubit londinez.

Conte dhe Chelsea nuk po përjetojnë sezonin më të mirë të tyre, pasi nuk janë në pozitë të mirë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që trajneri italian shpeshherë të lidhet me një shkarkim nga drejtuesit e Bluve, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur.

Sipas mediumit spanjoll El Confidencial, shumë lojtarë janë të mërzitur me taktikat e menaxherit italian.

Hazard dhe Morata thuhet se janë më të nevrikosurit me Conten.

Publikimi gjithashtu pohon se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është i pakënaqur me përjashtimin e tij të fundit nga ndeshjet, gjë që ka parë Eden Hazardin duke filluar në një pozicion sulmuesi si ‘9-sh i rremë’.

Hazard nuk e gëzon atë rol, dhe ka kritikuar haptazi taktikat e skuadrës në intervistat pas ndeshjes.

Duket se Conte është në një kurs përplasjeje me bord, dhe duke dështuar të përfundojë në katër vendet e para ose të fitojë Ligën e Kampionëve mund ta shohë atë të shkarkohet në maj.

Ky medium thekson se ndoshta dështimet e italianin janë edhe vet dëshirë e tij, pasi dëshiron shkarkimin nga drejtuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat