Garat për Digitalb Kupën e Kosovës po hyjnë në fazën përfundimtare. Kështu që sot në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave u bë hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale. Komisioni i Garave në përbërje të Ismet Ahmetit kryetar, Isuf Ajetit dhe Sahit Kelmendit anëtarë, i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu, i cili duke i përshëndetur të pranishmit foli për rëndësinë që ka gara e kupës që llogaritet si gara më gjithëpërfshirëse dhe me nam. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.
Çiftet gjysmëfinaliste
Drenica – Vëllaznimi
Prishtina – Vushtrria