Kush me kë takohet në Kupën e Kosovës?

Futboll

Kush me kë takohet në Kupën e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:23
Pamje nga një ndeshje

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për Digitaalb Kupën e Kosovës. Prishtina është me fat në short, e cila do të ndeshet me ekipin e Vushtrrisë, kjo e fundit garon në Ligën e parë dhe është kandidate kryesore për t’u rikthyer në elitë. Ndërkaq, sfidë interesante do të zhvillohet mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës nga Skenderaj dhe Vëllaznimit nga Gjakova. Te dyja skuadrat lakmojnë finalen, sikurse edhe Vushtrria që pretendon ta befasojë Prishtinën sikurse që e befasuan Gjilanin. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen nga dy takime vajtje ardhje. Ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill - ndeshja e kthimit me 18 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat