Xhaka e Mustafi me nota të mira kundër Milanit

Futboll

Xhaka e Mustafi me nota të mira kundër Milanit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:23
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Arsenalit ka bërë hapin e madh drejt të tetës së finales në Europa League. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën standardë në fitoren e Arsenalit me rezultat 2:0 kundër Milanit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “San Siro”. 

Futbollistët shqiptarë u vlerësuan me nota të mira. Xhaka është vlerësuar me notë 7 nga tabloidi britanik “Daily Mail”, ndërsa Mustafi me 6.5.  Mesut Ozil ka qenë prej më të vlerësuarve, me notë 8.

Duhet theksuar se ‘Topçinjtë’ fituan falë golave të Mkhitaryan (14’) e Ramsey (45+4’).  Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, tani është i qetë për takimin e kthimit që luhet të enjten (me 15 mars, 21.05).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat