Klubi i Partizanit nga Tirana ka rezervuar sot një urim special për zonjat, të cilat çdo ditë janë në shërbim të skuadrës.
Stafi dhe lojtarët kanë uruar enkas për festën e 8 Marsit gratë që punojnë në hotelin “Vila Park”, ku akomodohet Partizani.
Disa nga lojtarët e Partizanit i kanë takuar ato dhe i kanë uruar për ditën e 8 marsit.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave e grave të futbollistëve që sakrifikojnë për ata që luajnë për të kënaqur sportdashësit”, shkruan faqja e Partizanit në “Facebook”.