Teksa po e përcillnin Astorin, të gjithë filluan të qanin...

Futboll

Teksa po e përcillnin Astorin, të gjithë filluan të qanin...

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:02
Teksa po e përcillnin Astorin, të gjithë filluan të qanin...

Në një qytet ku dashurohet futbolli të ndahet nga jeta kapiteni i skuadrës së qytetit nuk është pak. Mund të mos jetë një zi botërore, por është një zi e madhe për atë qytet dhe mbi të gjitha për atë sport që nuk humbi vetëm një lojtar por një kapiten

Me mijëra të pranishëm ku numri i tyre i kaloi 10 mijë, bënë një rrugëtim në këmbë. Rrugëtimi i tyre ishte i gjatë por në një moment ata të gjithë shpërthyen në lot. Ishte momenti kur ata kaluan përpara stadiumit “Artemio Franchi”.

Të gjithë në atë moment filluan të lotonin, pasi ai stadium, ai ekip i atij stadiumi e varte shiritin e kapitenin në krahun e atij trrup që po përcillej për në banesën e fundit. Madje siç raportojnë mediat italiane, njëri që po qantë më shumë ishte kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat