“Jemi shumë të fortë. Dua të bëhem si Mayweather”

Futboll

“Jemi shumë të fortë. Dua të bëhem si Mayweather”

Më: 8 mars 2018 Në ora: 00:27
Yann Karamoh

Yann Karamoh, i ftuar në emisionin “DriveInter” në InterTV, ka folur për aventurën e tij me zikaltrit dhe ka zbuluar disa prapaskena.

ITALISHTJA – “Nuk më pëlqen të flas shumë për veten. Gjuha italiane? Shumë e vështirë, e flas pak me shokët e skuadrës. Kam një profesor italishteje metë cilin studioj pas stërvitjeve. Kur nuk arrij më ndihmon një asistent që përkthen për mua”.

RITUALET – “Para ndeshjeve dëgjoj muzikë dhe më pëlqen të izolohem ndonjëherë. Ndër të tjera, i shkruaj miqve të mi, që më urojnë të fitoj. Goli kundër Bologna-s? Flasin shumë për të, në Francë dhe në Itali. Akoma nuk e kam kuptuar mirë atë që kam bërë, gjithsesi di ta përdor edhe të majtën. Kam marrë shumë komplimente pas atij goli”.

INTER – “Më ka befasuar shumë mënyra e menaxhimit të klubit dhe tifozët e skuadrës. Jemi një skuadër shumë e fortë, me një mentalitet të madh. Falënderoj shokët e skuadrës që më japin mundësi të shpreh aftësitë e mia. Jam përmirësuar shumë qëkur jam këtu, edhe pse nuk luaj shumë”.

QEJFET DHE MODA – “Më pëlqen shumë playstation, por provoja pak nga të gjitha. Nuk më pëlqen të qëndroj në vend. Nd mod, blej veshje të ndryshme, por asgjë të veçantë. Nëse do të kisha mundësinë të zgjidhja të isha dikush tjetër, do të doja të isha Mayweather. Filmat më pëlqejnë shumë, jo serialet”.

FESTIMI – “Dora në fytyrë? Nuk ka një domethënie të veçantë, është një gjest që përdor në familje. Penalltitë? Kam goditur shumë, kam shënuar më shumë se kam gabuar”.

UDHËTIMI – “Do të doja të udhëtoja me gjyshin tim që nuk është më për t’i treguar se ku kam arritur. Duhej të shkoja ta takoja dy javë para se të vdiste…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat