Telefonata Bonucci-Ranocchia, vendimtare për shtyrjen e derbit

Futboll

Telefonata Bonucci-Ranocchia, vendimtare për shtyrjen e derbit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 17:26
Bonucci

Tronditja për vdekjen e Davide Astori është ende një plagë e freskët, që do të marrë kohë për t’u shëruar në Seria A. Pikëllim i madh për të gjithë ata që e njihnin atë. Bashkëlojtarët nuk kanë rreshtur së vlerësuari mbrojtësin e pafat dhe kapitenin e Fiorentinës. Këtu përfshihen edhe Leonardo Bonucci me Andrea Ranocchia, të cilët, me Astorin kanë ndarë disa grumbullime me ekipin kombëtar. Një miqësi shumë e fortë për të siguruar që, edhe një garë aq e rëndësishme, sa pritej, si derbi i Milanos, mund të diskutohet. Sipas asaj që shkruan “Il Corriere della Sera”, menjëherë pas mësimit të lajmit tragjik, kapiteni kuqezi do të telefononte shokun dhe kolegun e Interit.

Natyrisht, të dy pajtohen që të mos zbresin në fushë të dielën, çka ndodhi para se të arrinte vendimi zyrtar për shtyrjen e të gjitha sfidave të së dielës në Seria A. Në të dyja ekipet janë disa lojtarë, që me Astorin kanë kaluar kohë të ndryshme në karrierën e tyre: Te Milani është Montolivo dhe, veçanërisht Antonelli, me të cilin ai ka luajtur te të rintë e kuqezinjve, ndërsa tek Interi është padyshim Vecino dhe Borja Valero, shokë skuadre në të kaluarën me mbrojtësin e ndarë nga jeta dje. Duke luajtur me këtë barrë mbi supe do të ishte bërë një derbi surreal, në një klimë jo të përshtatshme për një ndeshje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat