Bylis kundër Tiranës, i drejtohet trajnerit: Takohemi në finale, do ta mësosh mirë shqipen!

Futboll

Bylis kundër Tiranës, i drejtohet trajnerit: Takohemi në finale, do ta mësosh mirë shqipen!

Më: 5 mars 2018 Në ora: 07:51
ilustrim

Gara brenda kategorisë A po bëhet edhe më e fortë, teksa skuadrat kryesuese konkurojnë për të hyrë në kategorinë superiore. Pas akuzave të trajnerit të Tiranës për arbitrimin e ndeshjeve në dëm të tij, skuadra ballshiote e Bylisit ka reaguar përmes një postimi në FB, lidhur me arbitrimin e ndeshjes Tirana-Shënkoll.

Reagimi i plotë:

“Ze Maria, pse nuk fole për gjyqtarin apo te shkoi për shtat, ku nuk i jepej asnjë faull kundershtarit, ku Muguna e Kerciku falen nga kartonet e kuq.

Po goli i pare te pelqeu, ja keshtu i fillon ndeshjet skuadra jote 1-0 me gola ofside dhe penallti. Po penalltine Shenkollit pse sja permende apo je i “huaj” e se di rregulloren?!

Takohem ne finale, do ta mesosh mire shqipen!

I bejme thirrje edhe mediave te pasqyrojne te plote moviolen e Tirana-Shenkolli dhe Bylis-Apolonia e ta kuptojne qarte mbare shqiptaret kush favorizohet!

Analizoni si specialiste!!!

Ftoeni dhe Pejanen meqe ka qene ne stadium!!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat