Skuadra e Manchester Cityt pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit, edhe pse deri në fund janë edhe nëntë ndeshje. City me fitoren minimale me rezultat 1:0 kundër Chelseas, ka përforcuar fuqishëm pozitën e parë. Në minutën e 46-të, David Silva për bukuri asistoi deri te Bernardo Silva, ky i fundit nga afërsia tundi portën e Courtois dhe 1:0. Pep Guardiola, trajner i Cityt, gjithsesi se është i lumtur, për shkak se fitoi dhe tri pikë të mëdha dhe tani me qetësi i presin nëntë javët e fundit, ndërsa trajneri i Chelseat, Antonio Conte, mbeti duarbosh nga ky udhëtim. Manchester City kryeson me 78 pikë, ka 18 më shumë se Liverpooli në vend të dytë, kurse Chelsea renditet në vend të pestë me 53 sosh.
Liga e Anglisë
Man. City- Chelsea 1:0 (0:0)
Brighton-Arsenal 2:1 (2:1)
Liverpool-ewcastle (Sa.) 2:0 (1:0)
Tottenham-Huddersfield 2:0 (1:0)
Watford-West Brom 1:0 (0:0)
Leicester-Bournemouth 1:1 (0:1)
Swansea-West Ham 4:1 (2:0)
Southampton-Stoke 0:0 (0:0)
Burnley-Everton 2:1 (0:1)
Tabela
1. Manchester City 29 25 3 1 78
2. Liverpool 29 17 9 3 60
3. Manchester United 28 18 5 5 59
4. Tottenham 29 17 7 5 58
5. Chelsea 29 16 5 8 53
6. Arsenal 29 13 6 10 45
7. Burnley 29 10 10 9 40
8. Leicester 29 9 10 10 37
9. Watford 29 10 6 13 36
10. Brighton 29 8 10 11 34
11. Everton 29 9 7 13 34
12. Bournemouth 29 8 9 12 33
13. Swansea 29 8 6 15 30
14. West Ham 29 7 9 13 30
15. Huddersfield 29 8 6 15 30
16. Newcastle 29 7 8 14 29
17. Southampton 29 5 13 11 28
18. Crystal Palace 28 6 9 13 27
19. Stoke 29 6 9 14 27
20. West Brom 29 3 11 15 20