Infrastruktura sportive në Kosovë

Futboll

Infrastruktura sportive në Kosovë

Nga: Fatlum Hajrullahu Më: 4 mars 2018 Në ora: 15:59
Fatlum Hajrullahu

Debate

Për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit duhet të plotësohen disa kushte elementare. Në radhë të parë fusha e lojës duhet të jetë cilësore, objektet përcjellëse të stadiumit duhet të jenë në nivel, tribuna për shikues, vendi për gazetarë, parking, zhveshtoret për lojtarë etj. Në Kosovë po mungojnë të gjitha këto kushte. Mungojnë tribunat me mbuloja, mungojnë vendet për gazetarë, në  klubet e Superligës kemi parë zhveshtore që nuk i plotësojnë as kushtet minimale për futbollist,  fushat e lojës janë në gjendje të mjerueshme, po ashtu edhe loja është e nivelit të ulët krejt kjo është pasojë e fushave të dëmtuara. FFK-ja duhet që klubet t’i kushtëzojë për çdo vit, që këto klube të plotësojnë nga një kriter,  psh: vitin e parë tribunat për shikues, vitin tjetër vendet për gazetarë etj. Mirëpo në plotësimin e këtyre kritereve nuk duhet të ketë lëshime.

Për klube është më e lehtë t’i përballojnë  financiarisht nëse për çdo vite plotesojnë nga një kriter dhe stadiumet do të marrin pamje më të mirë, shikuesit do të kenë mundësi që fundjavën ta kalojnë në stadium të futbollit, shikuesit  nuk ju ofrohen as kushtet minimale për të shikuar një ndeshje futbolli, duke filluar nga parkingu e deri të tribunat që janë pa ulëse dhe pa mbuloja, pamjet që po i shohim kohëve të fundit është për të ardhur keq gjendja e fushës edhe objekteve përcjellëse të stadiumeve. 

Vendet për gazetarë janë për keqardhje se ku ulen gazetarët e kameramanët që xhirojnë lojën shpesh herë nuk mundë ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale për shkak të hapësirës së vogël për punë, madje  shikuesit ulën afër gazetarëve e kameramanëve. Diçka që më ka rënë ne sy në Superligë ku në një ndeshje futbolli luhet me tre topa të ndryshëm. E  gjithë Superliga duhet që ndeshjet t’i zhvilloj me një lloj të topit me një formë të caktuar.  

Problemi kryesor në këtë pranverë të hershme është fusha e lojës. Duhet të mendohet një zgjidhje e përhershme për shkak të kushteve klimatike që gjendet vendi jonë. FFK-ja duhet klubet e Kosoves t’i kushtezojë  që në muajt nëntor, shkurt, mars, ndeshjet t’i zhvillojnë në fusha me bari sintetikë. Pamjet që po i shohim nga stadiumet e Kosovës është për të ardhur keq se në çfarë gjendje janë fushat e lojës, në këto fusha mund të ketë lëndime të futbollistëve nuk mund të zhvillohet lojë cilësore, këto fusha dëmtohen në fillim të pranverës dhe vazhdimi i kampionatit do të zhvillohet në fusha të dëmtuara.

Federata dhe komisionet që janë përgjegjëse në bashkëpunim me klubet e futbollit duhet të gjejnë një zgjidhje. Secila qendër e Kosovës ka fusha me bari sintetik e me pak investime këto fusha mundë të plotësojnë kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës, e jo të zhvillohen ndeshjet në baltë, në këto fusha nuk mund të luhet futboll. Interes i të gjithëve është që të shohim futboll cilësor e sa me pak lëndime për futbollist. 

Nëse fillohet ky  projekt për rregullimin e stadiumeve momentale që për çdo vit të plotësohet nga një kriter atëherë për 5 apo 6 vite këto stadiume do të marrin një pamje më të mirë dhe do të krijohen kushte për futbollist, për shikues dhe gazetarë.

Autori është trajner i KF Ferizaj U-17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat