Sadiku vetëm barazim me Espanyolin

Futboll

Sadiku vetëm barazim me Espanyolin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2018 Në ora: 13:59
Sadiku vetëm barazim me Espanyolin

Në çastet e fundit Espanyol i mohoi fitoren Levantes, duke barazuar me rezultat 1:1, në kuadër të javës së 27-të të kampionatit spanjoll. Levante është shumë afër trepikëshit, por mysafirët shënuan në çastet e fundit.

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku u paraqit deri në minutën e 46-të, por nuk ia dolën ta mundin skuadrën nga Katalunia.

Në minutën e 55-të, Morales nga penalltia ka qenë i pagabueshëm, duke kaluar në epërsi Levanten, kurse në atë 90+1 Baptistao barazoi shifrat 1:1. Levante është në pozitën e 17-të me 21 pikë, kurse Espanyol renditet i 14-ti me 32 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat