Bonucci e paralajmëron Interin: Duam pikë për Ligën e Kampionëve

Futboll

Bonucci e paralajmëron Interin: Duam pikë për Ligën e Kampionëve

Më: 3 mars 2018 Në ora: 11:05
Bonucci

Bonucci dëshiron fitore në “San Siro” kundër Interit, për të vazhduar garën për top katërshe, synimi është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Milani, Leonardo Bonucci, thotë se debi della Madonnina është sfidë shumë më ndryshe nga ndeshjet e tjera, por paralajmëroi Interin se Milani dëshiron pikët e plota për të vazhduar luftën për të siguruar një vend në Champions League.

“Kur luani në shtëpi, kur luani derbi në “San Siro”, është shumë më ndryshe se të luash në të gjitha stadiumet tjera, sepse 60-70 mijë njerëz ju mbështesin dhe e transmetojnë te ju pasionin dhe dashurinë për këtë fanellë”, tha fillimisht Bonucci.

“Duhet t’i përdorim këtë emocione në fushë dhe të marrim fitore. Vetë derbi tregon se çfarë ndeshje është, por duam të grumbullojmë sa më shumë pikë në garën për Ligën e Kampionëve”.

“Interi vjen këtu me besimin e plotë, pas fitores kundër Beneventos, por ne duhet të fokusohemi në paraqitjen tonë dhe të bëjmë gjithçka për të shënuar”, shtoi kapiteni i Milanit.

Interi mban pozitën e katër që dërgon në Champions me 51 pikë, vetëm shtatë më shumë se Milani – çka do të thotë se një fitore e kuqezinjve në “San Siro” mund ta bëjë edhe më të nxehtë garën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Milani dhe Interi përballen të dielën nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 27 në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat