Kozniku: Selmani e shkriu pasurinë e vet...

Futboll

Kozniku: Selmani e shkriu pasurinë e vet...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:35
Skënder Selmani

Ish futbollisti mirënjohur Ardian Kozniku, me kombëtaren e Kroacisë kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, tha se Slënder Selmani, shkriu pasurinë për futbollin e Kosovës. Ai ka kujtuar edhe kohën kur si futbollist në vitin 1993 iu përgjigj kombëtares së Kosovës.

“Pa marr parasysh se çfarë rreziku ka qenë, ka qenë rrezik i madh, rrezik i madh edhe për ata lojtarë prej Kosove që kanë luajtur për kombëtaren e Kosovës në Tiranë në vitin 1993 kundër Shqipërisë, në ndeshjen miqësore. Falënderoj nga zemra sponsorin e asaj kohe të kombëtares Skënder Selmani, i cili ishte atëkohë kryetar i Këshillit të Garave, e shkriu pasurinë e vet dhe është për mu falënderuar jo vetëm ai edhe lojtarët dhe shumë sponsorë që nuk e lanë futbollin të shuhet në kohën e okupimit. Kam ardhur nga Hajduku, si lojtar i kësaj skuadre, si lojtar i kombëtares së Kroacisë, nga Lubjana në Tiranë, e pastaj në Durres, kam takuar vëllezërit e mi,  kuptohet me vëllezërit e mi të Kosovës, me lojtarë që kanë luajtur atëkohë, po ashtu e falënderoj Ajet Shoshollin për ftesën që më kishte bërë.

Përderisa më vonë është fol, por nuk ia kisha vërë veshin se kush s’ka ardhur, janë sjell disa emra tjerë, sikurse që u përmend Fadil Vokrri që nuk ka ardhur me luajtur për Kosovën atëkohë, unë nuk kam dashur kurrë me përmendur këtë,  tash u përmend nga Skënder Selmani. Unë nuk e di atë, kush ka ardhur e kush s’ka ardhur, unë kam ardhur dhe kam rrezikuar si lojtar profesionist. Kam rrezikuar shumë”, tregon Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat