Feronikeli kokulur nga Prizreni, Vëllaznimi importoi një pikë

Futboll

Feronikeli kokulur nga Prizreni, Vëllaznimi importoi një pikë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:34
Pamje nga ndeshja në Gjilan

Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Liria ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren në ballafaqim me Feronikelin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për prizrenasit e ka shënuar Mevlan Zeka, në minutën e 54-t. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Drita dhe Vëllaznimi kanë barazuar, 1:1 në Gjilan. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Kastriot Rexha, në minutën e 65-të, por gjakovarët arritën t’i barazojnë shifrat në minutën e 84-t, me golin e shënuar nga Lekë Vula me kokë pas harkimit të Krasniqit. Do theksuar se Vëllaznimi nga minuta e 77-të luajti me një lojtar më pak, ngase Ilir Syla u ndëshkua me kartonin e kuq (pas dy të verdhëve) pas një ndërhyrje ndaj Xhevdet Shabanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat