Cordoba: Interi është dashur të pres para se t’ia besojë shiritin e kapitenit Icardit

Futboll

Cordoba: Interi është dashur të pres para se t’ia besojë shiritin e kapitenit Icardit

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:22
Mauro Icardi

Ish mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, ka hënë se ish klubi i tij është dashur të pres ende për t’ia dhënë pastaj shiritin e kapitenit, Mauro Icardit. 

Icardi është kapiten i Interit që nga sezoni 2015-16.

“Nuk është problem për një sulmues që shënon 25 gola në sezon, por e rëndësishme është që ta kuptojë klubi se sa ai e kupton rëndësinë që të luajë për këtë klub”.

“Pjesa tjetër nuk ka rëndësi sepse Interi ka lindur për të fituar”.

“Lojtarët e sotëm janë më të shqetësuar për ndjekësit e [mediave sociale] të tyre sesa për atë që bëjnë në fushë”.

“Ata mendojnë se kanë 400 milionë ndjekës, por nuk është e mjaftueshme. Ju duhet të dilni në fushë dhe të punoni shumë sepse nuk fitohen tituj me ndjekës”.

“Në fund të stërvitjes, nuk është e domosdoshme ta marrësh telefonin dhe të shohësh sa pëlqime ke marr në një foto”.

“Kthehem te Icardi, mendoj se Inter mund të kishte pritur më shumë para se t’i jepte shiritin e kapitenit, në mënyrë që ai të ishte pjekur më mirë dhe të rritet më shumë me klubin”, ka thënë Cordoba.

Kolumbiani ka luajtur 12 vite për Interin dhe ka pasur mbi 400 paraqitje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat