Ylli i Interit: Do të luaj në Ligë të Kampionëve me Interin, e dua këtë fanellë

Futboll

Ylli i Interit: Do të luaj në Ligë të Kampionëve me Interin, e dua këtë fanellë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 14:17
Milan Skriniar

Milan Skriniar është i bindur se do të luajë futboll në Ligën e Kampionëve me Interin dhe insiston se qëndrimi i tij në gjigantin italian nuk varet nga kualifikimi në këtë garë.

Skriniar është zbulimi i këtij sezoni në zemrën e mbrojtjes së Interit që prej transferimit nga Sampdoria verën e kaluar. Sllovaku e ka shprehur dashurinë për fanellën “Zikaltër”, përkundër se është i vetëdijshëm për interesimin që gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi, e kanë shprehur për të.

“Kur erdha këtu, flitej se çmimi im ishte i tepruar. Tani është edhe më i lartë”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Kam dëgjuar dhe kam lexuar se Barcelona dhe klube tjera [më dëshirojnë], por unë jam i fokusuar vetëm në përkushtimet e mia të radhës: ndeshjet dhe stërvitjet. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Natyrisht se qëndrimi im në Inter nuk varet nëse kualifikohemi apo jo në Ligë të Kampionëve, edhe pse jam i bindur se do t’ia dalim”, ka shtuar ai.

“E dua këtë fanellë dhe ndihem mirë në Milano. I thashë ‘po’ pa hezitim kur Spalletti dhe Ausilio më kërkuan ta zgjedh Interin”, tregoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat