Tomas Strakosha i çmend të gjithë, e do Reali me Chelsean

Futboll

Tomas Strakosha i çmend të gjithë, e do Reali me Chelsean

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:17
Tomas Strakosha

Të gjithë e kanë ndjekur kualifikimin e Milanit që konfirmojnë formën e mirë të kuqezinjve nën drejtimin e grintozit Gatuzo, mirëpo, në fushë, prozhektorët shkëlqyen mbi gardianin shqiptar.

Kaq ka mjaftuar që emri i tij të radhitet mes dëshirave të dy gjigantve evropianë si Real Madrid e Çelsi. “Harrojeni Kurtuan, ja zëvendësuesi”, ishte titulli i portaleve londineze pranë “Bluve të Londrës”.

Titull mediatik, por mbi të dhëna për projektin në vijim të Çelsit për katërkëndëshin. “Kush tjetër më mirë se sa tifozët merenges do të kenë ndjekur çmenduritë e tij.

Për Strakoshën, të cilin Reali e ka ndjekur prej kohësh për ta pasur në projekt për të ardhmen, mbase edhe kur ylli Ronaldo të varë këpucët në gozhdë”, shkruhej ndër të tjera nga “cittaceleste”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat