Babai i yllit të Chelseat takohet me drejtuesit e PSG-së

Futboll

Babai i yllit të Chelseat takohet me drejtuesit e PSG-së

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:15
Chelsea

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë takuar me babanë e Thibaut Courtoisit, Thierry, për të diskutuar rreth transferimit të portierit të Chelseat në fund të këtij sezoni.

Televizioni belg RTBF sugjeroi në fillim të kësaj jave se lideri i Ligë 1 i është bashkuar Real Madridit në garë për portierin belg dhe tani Goal.com mëson se zyrtarët e PSG-së kanë pasur një takim me babanë e Courtois të hënën në Londër.

Klubi parisien është në treg për një portier të ri për ta zëvendësuar gardianin aktual Alphonse Areola dhe 25-vjeçari i Chelseat ka dalë të jetë top kandidatë.

Kontrata aktuale e Courtois me Chelsean skadon në qershor të vitit 2019, ndërsa bisedimet për kontratë të re me të “Kaltrit” kanë nisur tash e një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat