Ejupi: Historia e klubit do t’i kujtojë përherë Haradinajn, Gashin dhe këtë Qeveri

Futboll

Ejupi: Historia e klubit do t’i kujtojë përherë Haradinajn, Gashin dhe këtë Qeveri

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:29
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi dhe gjithë ministrat tjerë që sot votuan për t’ia dhënë FC Prishtinës një parcelë toke që të bëhet me një kompleks sportiv.

“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë”.

“Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, theksoi Ejupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat