UEFA dënon kampionin e Maqedonisë me 30.000 euro

Futboll

UEFA dënon kampionin e Maqedonisë me 30.000 euro

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:12
Vardar

Skuadra shkupjane, Vardar u dënua për herë të tretë sivjet, për shkak të sjelljes ë palejuar të publikut dhe organizimit të dobët të ndeshjes së zhvilluar kundër skuadrës Norvegjeze më 7 dhjetor

Klubi i futbollit Vardar nga Shkupi, është dënuar nga UEFA ME 30.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, hedhjes së sendeve në terren dhe organizim të dobët, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Rosenborgut.

Kjo ishte ndeshja e fundit të kampionit aktual të Maqedonisë në fazën grupore të Europa League në të cilën e fituan edhe pikën e parë në këtë garë, pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 1:1.

Ky është dënimi i tretë i Vardarit këtë sezon, pasi që pagoi më shumë se 100.000 euro gjoba në centralin evropian në Nion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat