Vllaznia nuk fiton

Futboll

Vllaznia nuk fiton

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:23
Pamje nga ndeshja

Është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e cila u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0).

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të hënën, por u shty për një ditë për shkak të reshjeve të borës. Drenica pati mundësi më të shumta shënimi, por nuk arriti të konkretizojë asnjërin prej rasteve të krijuara, derisa rastet e veta i shpërdoruan edhe futbollistët e Vllaznisë. Pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e 8-të, me 30 pikë, derisa Vllaznia në pozitën e fundit me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat