Selmani: Vllaznia ka një grup të lojtarëve që i mëshojnë ‘lloçit për mes’

Futboll

Selmani: Vllaznia ka një grup të lojtarëve që i mëshojnë ‘lloçit për mes’

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Skënder Selmani

Vllaznia nga Pozherani (sot, në orën 13.00) ndeshet me Drenicën nga Skenderaj, e cila luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.  

Kryetrajneri Agron Selmani shpreson se Vllaznia do të ia del në këtë sfidë me Drenicën. “Ne po punojmë të ndërtojmë një ekip ku fuqia do të ishte në shpirtin luftarak të grupit dhe jo të individëve dhe nga ndeshja në ndeshje ne po ia arrijmë këtij qëllimi.

Vllaznia e ka shumë të vështirë të ia arrij qëllimit të mbijetesës, por nuk është e pamundur, megjithatë detyrë më e vështirë ka qenë të kthehet vetëbesimi në kryesi, shtab teknik dhe lojtar, si dhe ky vetëbesim gradualisht po ndërtohet dhe po kthehet.

Nuk dua ta prejudikoj fundin e kampionatit, por një gjë mund ta pohoj se Vllaznia ka një grup të lojtarëve që i mëshojnë ‘lloçit për mes’ dhe me këta djem askush nuk do ta ketë lehtë”, tha Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat