Chelsea dhe Barcelona e duan talentin e Interit

Futboll

Chelsea dhe Barcelona e duan talentin e Interit

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 17:14
Yann Karamoh

Chelsea dhe Barcelona janë të interesuara për ta transferuar anësorin e Interit, Yann Karamoh.

Sipas “The Mirror”, progresi i Karamoh u ka rënë në sy edhe dy gjigantëve Evropian, Chelsea dhe Barça, madje këta të fundit kanë dërguar edhe skaut për ta përcjellë nga afër talentin francez.

Pavarësisht se francezi u huazua për dy vite nga Caeni te Interi, deri në fund të sezonit 2018/19, nuk mund t’i ndalojë dy klubet që ta rrëmbejnë 19 vjeçarin.

Karamoh nuk e nisi mirë te Interi, por gjërat po ndryshojnë dalëngadalë, ai shënoi golin e fitores kundër Genoas më herët këtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat