Ajet Shosholli akuzohej si separatist nga Serbia shoveniste

Futboll

Ajet Shosholli akuzohej si separatist nga Serbia shoveniste

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:40
Ajet Shosholli

Ajet Shosholli është prej trajnerëve që ka qenë halë në sy nga regjimi shovenist i Serbisë. Ai me klubin e futbollit Prishtina i kishin thënë jo garave me klubet e Serbisë në gushtin e vitit 1991. 

Shosholli ka qenë kryetrajner i Prishtinës në kohën kur kishin zhvilluar vetëm një ndeshje në Ligën e Parë B të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, kur kishin mundur me 2:1 Ballkan Stokokomerc, me golat e Ergin Ajdinoviqit dhe nuk e zhvilluan takimin në Prijedor me Rudarin dhe pastaj në javën e tretë, në kryeqytet nuk e pritën Mogrenin e Budvës dhe gjithçka mori fund, Prishtina merr pjesë në kampionatin e pavarur të elitës së futbollit të Kosovës.

Sikurse sot me kujtohet kur shtypi serb, ditorja sportive e asaj kohe, Sport yurex, kishte akuzuar Shoshollin se është separatist, gjatë vitit 1995-96! Shosholli ka qenë therë në sy për regjimin kriminal dhe njeriu që ka kontribuar shumë për futbollin tonë. Si Shosholli dhe shumë të tjerë, duhet të respektohem sot për kontributin dhe rezistencën që i bën okupatorit serb. Në vitin 1996 Shosholli ka qenë edhe trajner i Shkëndijes nga Tetova, madje në vitin 1984 me saktësisht me 22 dhjetor ishte emëruar kryetrajner i parë shqiptar i Prishtinës në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat