Manchester Utd shtang Chelseat

Futboll

Manchester Utd shtang Chelseat

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim nga ndeshja e sotme

Manchester Utd arkëtoi tri pikë domethënëse në derbin e madh anglez. Ata në stadiumin “Old Trafford” triumfuan me rezultat minimal 2:1 kundër Chelseat, në ndeshjen e javës së 28-të të Premier League. Lojë e madhe e të dyja skuadrave, por “Djajtë e Kuq” ishin më të efektshëm dhe arritën tri pikë të vlefshme dhe përforcojnë vendin e dytë me 59 pikë, kanë dy më shumë se LIverpooli në pozitën e tretë dhe Chelsea është i pesti me 53 sosh. Në minutën e 32-të, mbrojtja e Manchester Utd nuk ishte mirë e koordinuar, kurse braziliani Willian me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me goditje të fortë kaloi në epërsi (0:1) Chelseat.

Pas shtatë minutave (39’), pas asistimit të Martial Romelu Lukaku brenda 16-shit dhe nga afërsia tundi portën e Chelseat, 1:1. Minuta e 74-të ka qenë e kobshme për Chelseat, kur pas harkimit të Lulakut Jesse Lingard me kokë nga 8-9 metra la të shtangur portierin Courtois dhe 2:1 për Manchester Utd. ‘Djajtë e Kuq’ fituan tri pikë të rëndësishme, kurse Chelsea me pak fat do të kthehej i pamposhtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat