Roma-Milan, “Djalli” ka humbur 4 radhazi ndaj verdhekuqve

Futboll

Roma-Milan, “Djalli” ka humbur 4 radhazi ndaj verdhekuqve

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 07:11
Roma-Milan

Roma dukej se kishte dalë nga kriza me tri fitoret radhazi të marra në kampionatin italian, por do të paraqitet në ndeshjen e mbrëmjes së stome me Milan pas humbjes me përmbysje të pësuar në Champions League. Verdhekuqtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë kundër Shakhtar Donetsk, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, teksa lojtarët e Di Francesco nuk arritën të mbronin avantazhin 1-0 të krijuar në pjesën e parë dhe e mbyllën sfidën me një humbje 2-1. Kështu, lojtarët e Roma-s mund të mos zbresin në fushë me moralin e duhur për këtë ndeshje të rëndësishme të kampionatit me Milan-in.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një sezon zhgënjyes, por trajneri Gennaro Garttuso duket se ka gjetur formulën e duhur dhe tani “Djalli” mund të ëndërrojë edhe për një pozicionim në zonën Champions League.

Një fitore në “Olimopico”, të dielën në mbrëmje, do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për ata dhe nuk ka dyshime se Gattuso do të t’i dijë si t’i motivojë lojtarët e tij në prag të një përballje kaq të rëndësishme. Verdhekuqtë, gjithsesi, kanë dominuar sfidat e viteve të fundit me Milan, duke i fituar të katër përballjet e fundit, duke përfshirë këtu edhe fitoren 2-0 të marrë në fazën e parë të kampionatit, në “San Siro”.


Shifra dhe Fakte
– Në katër ndeshjet e fundit që janë zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në “Olimpico”, në të gjitha kompeticionet, janë realizuar më pak se 2.5 gola për takim.
– Milan ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit të kampionatit.
– Roma ka fituar 3 radhazi në Serinë A.
– Janë shënuar më pak se 2.5 gola për ndeshje në 5 nga 6 takimet e fundit të verdhekuqve në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat