Liverpooli rrëmben vendin e dytë

Futboll

Liverpooli rrëmben vendin e dytë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 17:56
Futbollistët e Liverpool

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë ndaj West Hamit për të dalë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore të thellë ndaj klubit londinez me rezultat prej 4 me 1.

Serinë e golave e hapi gjermani Emre Can duke shënuar me kokë në minutën e 29.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Salah, Firmino e Mane shënuan për Liverpoolin, kurse për mysafirët golin e vetëm në këtë takim e shënoi Antonio në minutën e 59.

Pas kësaj fitore Liverpooli del në vendin e dytë me 57 pikë, një pikë më shumë se Unitedi që nesër luan ndaj Chelseat, kurse West Hami në vendin e 14 ka 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat