Allegri: Nesër, ndeshja e parë e një cikli të rëndësishëm

Futboll

Allegri: Nesër, ndeshja e parë e një cikli të rëndësishëm

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Massimiliano Allegri

Higuain? Vështirë për të luajtur. Bernardeschi do të vlerësohet për 20 ditë. Nëse terapia konservative ka shkuar mirë, atëherë ata do të vendosin nëse do ta operojnë atë”. Flet kështu Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së radhës në Seria A, kundër Atalantës. Trajneri bardhezi ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka vlerësuar edhe situatën e të lënduarve: “Përveç De Sciglio dhe Cuadrado, të gjithë të tjerët janë në dispozicion. Dje kam provuar Dybala, por është e paimagjinueshme që pas 40-45 ditëve ndalesë, ai të mund të luajë për 90 minuta. Duhet menaxhuar sa më mirë që të jetë e mundur situata e tij, për ta kthyer në kushte optimale”.

Në vazhdim, edhe disa parashikime se si mund të vendoset skuadra e tij ndaj Atalantës: “Matuidi dhe Pjanic do të luajnë. Pastaj, unë do të duhet të zgjedh midis Sturaro, Marchisio dhe Bentancur. Uruguajani ka të ardhme në anën e tij. Ai është 20 vjeç dhe posedon cilësi shumë të larta. Isha shumë i befasuar se si ka rënë në mentalitetin e kampionatit italian, do të jetë një lojtar i rëndësishëm i Juventusit. Në portë do të jetë Buffon, ndërsa Lichtsteiner është kthyer në mbrojtje. Në mes të mbrojtjes do të luajë Rugani dhe Benatia”.

Dy fjalë edhe për kundërshtarin e radhës: “Urime Atalantës për mënyrën se si u përball me Ligën e Europës. Na vjen keq që u eliminua, ashtu si Napoli. Ekipet italiane duhet të përpiqen të ecin përpara në Europë, edhe nëse është shumë e vështirë. Atalanta do të ketë dëshirën për të rindërtuar veten menjëherë. Është një ekip shumë fizik, i cili luan mirë dhe duhet të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër është ndeshja e parë e një cikli të rëndësishëm, që do të na çojë nga këtu në sfidën kundër Spal, para pushimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat