Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Evropë

Futboll

Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Evropë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Sergio Ramos

Në total, andaluziani ka akumuluar 274 kartona gjatë të gjithë karrierës së tij.

Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.

Sipas të përditshmes “AS”, kapiteni i Realit të Madridit kryeson listën e 10 lojtarëve më të ndëshkuar nga arbitrat në fushën e lojës, në La Liga, me 171 kartonë. Po kështu, ai kryeson edhe për Champions League me 36 kartonë, si dhe në kombëtare me 20 kartonë.

Në total, andaluziani ka akumuluar 274 kartona gjatë të gjithë karrierës së tij.

Në kampionatin spanjoll, Ramos duket se e ka më të lehtë të marrë kartona të verdhë apo të kuq, duke regjistruar një karton të marrë në çdo 212 minuta, ose në çdo 2 ndeshje e gjysmë. Në Champions, mesatarja e Ramos është një karton çdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle, një karton çdo 7.4 ndeshje.

Kur bëhet fjalë për përfaqësuesen spanjolle, Ramos nuk ka asnjë karton të kuq në 149 ndeshje të luajtura me “La Roja”-n. Në kampionat ka 19 kartona të kuq në 421 ndeshje, një karton i kuq në çdo 22 takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat