Real Madrid interesohet për mesfushorin e Lacios

Futboll

Real Madrid interesohet për mesfushorin e Lacios

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:10
Milinkoviç-Saviç

Lacio është në qendër të vëmendjen së futbollit evropian, jo vetëm për rezultatet e saj shumë të mira në Europa League dhe Serie A, por edhe për klasin e disa prej futbollistëve të kësaj skuadre.

Dhe pas largimit me parametra zero, të holandezit De Vrij, për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për rinovim, skuadra bardhekaltër rrezikon të humbasë edhe yllin e ri të saj, Milinkoviç-Saviç. Mesfushori serb ka hyrë në radarët e Real Madrid dhe sipas asaj që shkruan ‘Marca’, klubi madrilen ka  përgatitur një skuadër emisarësh që e ndjek 22-vjeçarin në çdo ndeshje.

Milinkoviç-Saviç ka shpërthyer që sezonin e shkuar dhe Lotito refuzoi 70 milionë euro për ta shitur në gusht. Futbollisti pëlqehet nga Barcelona, Chelsea, Bayern Munchen, Juventus dhe PSG, ndërkohë që futja në garë edhe Real Madrid nuk bën gjë tjetër vetëm se rrit vlerën e tij në garën që do të ofrojë merkato e verës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat