Pjanic: Më vjen keq që ky ekip u eliminua nga Europa League

Futboll

Pjanic: Më vjen keq që ky ekip u eliminua nga Europa League

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic besoi se Napoli mund ta fitonte Europa Leaguen.

Miralem Pjanic ka thënë se i erdhi keq që Napoli u eliminua nga Europa League.

Mesfushori boshnjak besoi se ekipi italian mund ta fitonte trofeun.

“Më vjen keq për eliminimin e Napolit, kam besuar se mund ta fitojnë Europa Leaguen”, u shpreh Pjanic për mediat italiane.

Napoli akuzohet se qëllimisht u eliminua nga Europa League nga Leipzig për ta kthyer vëmendjen te gara për titull të kampionit në Serie A, ku aktualisht ka një pikë më tepër se Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat