Asensio nuk rikuperohet me kohë, Reali me gjashtë mungesa të mëdha

Futboll

Asensio nuk rikuperohet me kohë, Reali me gjashtë mungesa të mëdha

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Asensio

Kroos, Modric, Marcelo, Ramos, Asensio dhe Vallejo – këto do të jenë mungesat e “Los Blancos” për sfidën me Alavesin.

Zinedine Zidane ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e sotme kundër Alavesit, që do të zhvillohet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”.

Kapiteni, Sergio Ramos, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të suspendimit, kundër Leganesit spanjolli mori kartonin e pestë të verdhë.

Kurse Kroos, Modric, Marcelo dhe Vallejo vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa Asensio ka probleme më dhëmbin e mençur, raporton “Realmadrid.com”.

Në skuadër është ftuar lojtari i akademisë, Tejero, ndërsa për shkak të mungesave të shumta, vend kanë zënë edhe Achraf dhe Marcos Llorente.

Portierë: Navas, Casilla y Luca.

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.

Mesfushorë: Casemiro, M. Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vázquez y Mayoral.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat