Salah i kundërpërgjigjet Realit

Futboll

Salah i kundërpërgjigjet Realit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Salah

Salah është i lumtur në Liverpool, aktualisht nuk po mendon për asgjë tjetër. Egjiptiani po kalon sezonin më të bukur në karrierë me ekipin e Jurgen Klopp. 30 gola – asnjëherë më parë nuk ka arritur këto shifra.

Mohamed Salah është “i lumtur me gjithçka” në Liverpooli dhe nuk po mendon për thashethemet që e lidhin me Real Madridin.

Egjiptiani po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Ai ka realizuar 30 gola në të gjitha garat, 22 në Premierligë – shifra me të vërtetë të frikshme.

Salah tha për Sky Sports: “Nga dita e parë, kam ndjerë mbështetjen e tifozëve, kështu që më duhet të jap më shumë për t’i bërë të lumtur. Çdo ditë e shoh dhe ndjej atë (mbështetje nga tifozët), madje edhe në nxehje, kështu që është atmosferë fantastike”.

“Jam i lumtur të dëgjoj atë çdo ndeshje (tifozët këndojnë për të) dhe ndjej dashurinë e tyre. Jam i lumtur me gjithçka aktualisht”, shtoi Salah, duke hedhur kështu poshtë mundësinë e transferimit në “Santiago Bernabeu”.

Salah tutje foli edhe për synimin e Të Kuqve.

“Duhet të përfundojmë në top katërshe, duhet të punojmë shumë për këtë. Kemi fantastik lojtarë, tifozë dhe trajner, të gjithë e meritojnë këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat