Klopp: Salah ka të majtën më të mirë në botë? Mos e harroni Messin

Futboll

Klopp: Salah ka të majtën më të mirë në botë? Mos e harroni Messin

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 09:16
Salah

Salah e ka këmbën e majtë më të fortë në botë? Klopp ua kujton gazetarëve Lionel Messin.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është përmbajtur kur është pyetur për Mohamed Salahin, nëse egjiptiani e ka këmbën e majtë më të fortë në botë, duke thënë se Lionel Messi nuk duhet të harrohet në këtë kategori.

Salah po kalon sezon fantastik me Liverpoolin, duke realizuar 30 gola në të gjitha garat që nga transferimi nga Roma në vitin 2017.

22 golat e Premierligës, Salah i ka shënuar 19 me këmbën e majtë, dy me këmbën e djathtë dhe një me kokë.

“Në gjithë botën? Lionel Messi, është edhe ai majtak, Lionel? Mirë, ndoshta nuk duhet ta harrojmë krejtësisht”, u përgjigj Klopp.

“Po, Salah ka të majtë fantastike dhe jam i lumtur me këtë. Ai luan mirë edhe me kokë, ndërsa me të djathtën ka shënuar pak gola. Por, të majtën e ka shumë të mirë”, shtoi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat