Historia e veçantë e Samuel Eto: Kujtova se ishte grabitës, i dhashë një personi 4.500 euro. Më pas...

Futboll

Historia e veçantë e Samuel Eto: Kujtova se ishte grabitës, i dhashë një personi 4.500 euro. Më pas...

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 06:35
Samuel Eto

Samuel Eto ka mbërritur në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së Koniasporit. Në një intervistë interesante, sulmuesi ka zbuluar një histori të veçantë të dhjetë viteve më parë.

“Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë. Një ditë, pasi kisha bërë pazar me gruan, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë. Mendova se do më sulmonte dhe u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes për një gjë më tha e më pas je i lirë të thërrasësh policinë”, shpjegon Eto.

“Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht”, ka kujtuar Eto’o.

“Pasi e dëgjova, i dhashë një çek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë”.

“Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat