Mediat polake: Nëse Liverpooli përforcohet, Lewa do të jetë i Kloppit!

Futboll

Mediat polake: Nëse Liverpooli përforcohet, Lewa do të jetë i Kloppit!

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 06:29
Robert Lewandowski dhe Jurgen Klopp

Robert Lewandowski e ka ndryshuar agjentin e tij pas plot 10 vitesh bashkëpunimi. Sulmuesi polak ka filluar të mendoi për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, dhe para vetes ka dy dilema.

Mediat polake raportojnë se Lewa është i “çmendur” pas Jurgen Klopp. Ai do të donte shumë ribashkimin me trajnerin gjerman.

Por, për të arritur këtë, Lewandowski do të shoh se sa do të investoi Liverpooli në blerje për të qenë rival i fort edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe Premierligë.

Opsioni i dytë është Real Madridi. Skuadra e madhe spanjolle është e interesuar për të dhe sigurisht që ylli polak do të pranonte të luante për një skuadër që ndjekë titujt në të gjitha garat. Largimi nga Bayern Munchen thuhet se do të jetë i pashmangshëm për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat