Lamtumirë Milan

Futboll

Lamtumirë Milan

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:09
Andre Silva

Sezoni i parë në Serie A ka shkuar në mënyrën më të keqe për sulmuesin Andre Silva.

Portugezi i ri erdhi me shumë bujë në Serie A te skuadra e Milanit, ku rossonerët që po ndërtonin një skuadër fituese, i paguan Portos hiq më pak se 38 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, në fund të sezonit e gjitha që mund të kujtohet për Silvan, janë paratë e shpenzuara.

‘Sky Sports’ raporton se Milani ka marrë një ofertë të mirë nga Kina për shërbimet e tij.

Silva këtë edicion te Milani ende nuk ka gjetur golin pavarësisht se ka regjistruar 16 paraqitje, ndërsa një sezon më parë te Porto në 32 paraqitje kishte shënuar 32 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat