Salah: Ëndërroj ta fitoj Premierligën me Liverpool

Futboll

Salah: Ëndërroj ta fitoj Premierligën me Liverpool

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Mohamed Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka zbuluar ëndrrën e tij për të fituar Premierligën me skuadrën ‘The Reds’.

Anësori egjiptian po kalon një formë të jashtëzakonshme në Premierligë pas transferimit nga Roma verën e kaluar.

Në 36 ndeshje të zhvilluara, Salah ka arritur të shënoi 30 gola, duke qenë lojtari më në formë në Evropë.

“Kam ardhur këtu për të fituar tituj”, ka deklaruar Salah për BBC.

“Unë mund t’u them tifozëve që po punojmë shumë që të përpiqemi të fitojmë diçka për klubin. Ka kaluar koha e gjatë që nga triumfi i Liverpoolit në Premierligë”.

“Është ëndrra ime që të fitoj Premierligën, por me Liverpoolin”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat