Plas sherri mes Mourinhos dhe Pogbas në dhomat e zhveshjes

Futboll

Plas sherri mes Mourinhos dhe Pogbas në dhomat e zhveshjes

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:32
Paul Pogba

Dashuria mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba tashmë është në fund, aq sa mesfushori francez mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri dhe lojtari kanë qenë ballë për ballë sot në zyrën e portugezit, duke biseduar dhe diskutuar për të ardhmen, takim që duket se nuk i ka zgjidhur aspak gjërat, përkundrazi.

Pogba duket se në këtë takim i ka shfaqur pakënaqësitë e tij dhe të disa lojtarëve në lidhje me skemat taktike të përdorura së fundi nga Mourinho. Francezi nuk ndihet aspak komod me ndryshimet e bëra nga Mourinho, ndaj dhe rendimenti i tij ka qenë i ulët në fushë.

Kjo shfryrje e Pogba duket se nuk është pritur mirë nga Jose Mourinho, që në fund i ka treguar derën mesfushorit francez, duke i thënë: “Unë jam trajneri, unë jam shefi” dhe kohët e fundit ka vendosur që të aktizizojë më shumë të riun Scott McTominay.

Pra, klima nuk duket aspak e qetë te skuadra e United dhe kjo situatë e krijuar rreth Pogba ka bërë që menaxheri i tij Mino Raiola të vihet në lëvizje për t’i gjetur një skuadër tjetër. Problemi më i madh është paga që merr lojtari, që në vitin 2016 u transferua nga Juventus te Manchester United për shumën rekord të 105 milionë eurove. Real Madrid duket se është skuadra e vetme e interesuar, gati për të marrë lojtarin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat