“Madridi ofron 150 milionë për Lewandowskin”

Futboll

“Madridi ofron 150 milionë për Lewandowskin”

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:07
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski e ka ndryshuar agjentin për ta realizuar ëndrrën fëmijërore, për t’u transferuar në Real Madrid, raportojnë mediat polake.

Deri më tani, Cezary Kucharski ishte agjenti i Robert Lewandowskit, por që nga java e kaluar është Pini Zahavi, njeriu që e dërgoi Neymarin në PSG dhe mediat raportojnë se Lewa e bëri këtë vetëm për t’u transferuar në “Bernabeu”.

Mediat në Poloni raportojnë se ky është treni i fundit që 29 vjeçarin që ta veshë fanellën e bardhë dhe se kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë verës, pasi Karim Benzema do të largohet përfundimisht nga Los Blancos.

Është e përditshmja “Przeglad Sportowy” ajo që raporton se Madridi ka bërë gati 150 milionë euro për Lewandowskin.

Gjithashtu mësohet se Mauro Icardi i Interit mund ta zëvendësojë polakun te Bayern Munich, nëse ky i fundit transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat