Conte i kërkon një “favor” Mourinhos për Pogban para derbit të së dielës

Futboll

Conte i kërkon një “favor” Mourinhos për Pogban para derbit të së dielës

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:26
Conte dhe Pogba

Antonio Conte ka folur për cilësitë e Paul Pogba në prag të ndeshjes së Premierligës mes Manchester United dhe Chelsea.

Trajneri italian derisa ka lavdëruar mesfushorin francez, ka këmbëngulur duke deklaruar se do të ishte më mirë për Chelsean nëse Mourinho e lë jashtë formacionit Pogban për ndeshjen e të dielës.

Manchester United të dielën duke filluar nga ora 17:00 në kuadër të xhiros së 28-të pret Chelsean në ‘Old Trafford’.

Kjo ndeshje është e një rëndësie të madhe për të dy skuadrat, në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Ne po flasim për një lojtar të madh, një lojtar fantastik”, ka deklaruar Conte derisa ka folur për lënien jashtë formacionit të Pogbas nga Jose Mourinho në ndeshjet e fundit.

“Shpresa ime është që ta shoh në fushë, por nëse mbetet jashtë formacionit startues do të jetë më mirë për ne”, ka vazhduar ai.

“Siç thash më parë, po flasim për një lojtar të mirë, çdo trajner duhet të gjejë mënyrën e duhur për të menaxhuar me atë, por mendoj se Pogba po tregon te United se është një lojtar i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat