E konfirmon Guardiola, Sterlingu në dyshim për finalen kundër Arsenalit

Futboll

E konfirmon Guardiola, Sterlingu në dyshim për finalen kundër Arsenalit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:22
Raheem Sterling

Raheem Sterling është në dyshim për finalen “Carabao Cup” kundër Arsenalit që do të zhvillohet të dielën.

Anësori i Manchester City, Raheem Sterling, është në dyshim për finalen e “Carabao Cup” kundër Arsenalit, sfidë kjo që do të zhvillohet këtë të diele.

Lajmi është konfirmuar nga Pep Guardiola, që ka bërë të ditur se sulmuesi anglez vuan nga një tërheqje muskulore që nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Baselit.

“Ai ka probleme muskulore, kishte probleme kundër Baselit”, u shpreh Guardiola. “Nuk e di nëse është gati për të dielën”.

Sido që të jetë, lajmi i mirë është se Gabriel Jesus po e merr vetën, megjithëse Guardiola ende nuk dihet nëse do të ftohet për finalen e së dielës.

“Do të shohim nesër”, u shpreh spanjolli. “Ai bëri stërvitjen e tretë dje. Çdo ditë është më i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat