Interit i rikthehen tre lojtarë

Futboll

Interit i rikthehen tre lojtarë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Mauro Icardi dhe

Mauro Icardi është rikthyer në skuadrën e Interit për ndeshjen e të shtunës ndaj Beneventos, pas gati një muaji jashtë fushës së lojës.

Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur që prej barazimit 1-1 ndaj Spalit më 28 janar, si dhe nuk ka shënuar gol që prej barazimit 1-1 kundër Fiorentinës më 5 janar.

Ditëve të fundit u ngritën dyshime nëse ai do të ftohej për ndeshjen e fundjavës, por trajneri Luciano Spalletti i ka shuar ato duke e ftuar Icardin për këtë ndeshje.

Edhe Ivan Perisic është ftuar bashkë me Jao Miranda, të cilët munguan në humbjen në Genoa të shtunën e kaluar.

Kjo është skuadra e plotë e Interit për ndeshje ndaj Beneventos: 

Handanovic, Padelli, Pissardo, Lisandro Lopez, Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D'Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic, Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat